LOKACIONI

GJEJ ATE CFARE JU DUHET AFER HOTELIT

Parku Kombëtar i Valbonës ndodhet në veri të Shqipërisë në Alpet Shqiptare. Ai mbulon 80 km2 përgjatë lumit me të njëjtin emër, lumi Valbona. Parku është i pasur me një florë dhe faunë të gjerë. Përgjatë luginës ka shumë fshatra të vegjël.

Jo shumë njerëz jetojnë në ato fshatra, por ata që jetojnë atje janë disa nga njerëzit më mikpritës në Shqipëri. Gjatë vizitës tuaj në Valbona do të takoni shumë banorë vendas dhe turistë.

Aktivitete

Ka shumë aktivitete që mund të bëni në Valbonë. Ju mund të shkoni për një shëtitje të shkurtër në zonën përreth ose bëni nje ecje gjatë gjithë ditës. Shkoni Parkun Kombetar të Theth-it për 6-7 orë nga Valbona ose bëni një ecje dhe arrini ne bjeshket e Tropojës, si në Doberdol. Nëse doni të qëndroni më gjatë në Valbonë atëherë nuk ka problem, ju mund të gjeni shumë shtigje për brenda Parkut Kombëtar që do t’ju mbajë të zënë gjatë gjithë ditës.